Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Konate do shkojë te Reali, Liverpool ka gati super përforcimin për të zëvendësuar francezin
8 Tetor 2025 18:12 Telesport Ibrahima Konate nuk ka pranuar ofertën e Liverpool-it për rinovimin e kontratës, ndaj do të largohet si lojtar i lirë drejt Real Madridit në fund të këtij sezoni. Ndërkohë, Liverpool nuk po rri duarkryq dhe ka gjetur pasuesin ideal të Konate. Objektivi i madh i Liverpool për qendrën e mbrojtjes është Ousmane Diomande, 21-vjeçari nga Bregu i Fildishtë që luan për Sporting Lisbon. Me mbi 100 ndeshje të luajtura për Spotingun, Diomande ka treguar aftësi të mira jo vetëm në aspektin mbrojtës që është detyra e tij kryesore, por edhe në sulm. 21-vjeçari ka shënuar edhe 6 gola dhe ka dhënë dy asiste deri tani për klubin portugez. Përveç Liverpool-it, për Diomande-n interesohet edhe Chelsea. Sporting Lisbon kërkon 45-50 milionë...