Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lëvizja pa vula pas 12 tetorit, zyra e BE: Nuk ka kosto, shenjat e gishtërinjve jepen vetëm një herë
Që prej 12 tetorit, të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në vendet e BE-së nuk do të vulosin pasaportat në pikat e kalimit kufitar. Shefi i Sektorit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Andre Rizzo, thotë se ky sistem i ri hyrje-dalje do të përfshijë të gjitha të dhënat e tjera biometrike, shenjat e gishtërinjve dhe atë të fytyrës. Këto të dhëna do të jepen vetëm një herë dhe jo sa herë që udhëton. “Që nga 12 tetori do të hyjë në fuqi sistemi i hyrje-daljeve. Ky është në thelb një sistem digjital i avancuar, një sistem menaxhimi kufitar që do të zbatohet për gjithë shtetasit jo të BE-së që hyjnë në zonën Shengen. Pra, kjo do të thotë që një shtetasi shqiptar që hyn...