Polemika me frenat: Alonso akuzon, Hamilton e ironizon duke e krahasuar një personazh seriali

Polemika me frenat: Alonso akuzon, Hamilton e ironizon duke e krahasuar një personazh seriali

Çmimi i Madh i Sin gaporit dhuroi sh këndija mes dy “ustallarëve” të vjetër të Formulës 1, Luis Hamiltonit dhe Fernando Alonsos. Britaniku ka reaguar me sarkazëm ndaj kritikave të spanjollit të Aston Martinit pas garës, ku piloti i Ferrarit vazhdoi garën edhe pse pranoi në radio se kishte probleme me frenat në fazën përfundimtare. Alonso arriti ta ndjekë nga afër dhe i mori rreth 50 sekonda në dy xhirot e fundit, por nuk ia doli ta parakalonte (vetëm 0.4 sekonda diferencë në finish). Megjithatë, një penalizim ndaj Hamiltonit për shkurtimin e kthesave dhe daljen jashtë pistës “pa arsye të justifikuar” i dha vendin e shtatë spanjollit. Edhe pse situata ishte e qartë, Hamilton u ndje i bezdisur nga ankesat e rivalit të tij të...