Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ngritur sërish shqetësimin nga kërcënimi i dronëve serb gjatë një takimi me komandantin e KFOR në Prishtinë.
Në takim me gjeneralmajorin turk Ozkan Ulutash, i cili u riemërua komandant i KFOR-it javën e kaluar, Osmani bisedoi për zhvillimet në fushën e sigurisë.
“Presidentja theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet e sigurisë me qëllim parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë”, thuhet në njoftim e presidencës.
Zyrtarë të Kosovës thanë në fund të shtatorit se hapësira ajrore e Kosovës ishte shkelur nga dronë të dyshuar serbë pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ndërsa KFOR sqaroi se nuk kishte vërejtur ndonjë dron që mund të ndikonte sigurinë e vendit.
/vizionplus.tv
