“Fast and Furious” në rrugët e Greqisë/ Vjedh makinën dhe i bën “zbor” policisë, shqiptari arrestohet pasi…

“Fast and Furious” në rrugët e Greqisë/ Vjedh makinën dhe i bën “zbor” policisë, shqiptari arrestohet pasi…

Një ndjekje policore ndodhi në zonën e Amarousit në Athinë, pasi oficerët e ekipit DIAS vunë re një automjet të dyshimtë pranë qendrës tregtare “The Mall”, në rrugën “Neratziotissis”. Shoferi nuk iu bind sinjalit për ndalim dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke u futur në rrugë të ngushta pranë stacionit “Irini” dhe më tej në rrugën “Marinov Antypa”. Në kryqëzimin e rrugëve “Folegandros” dhe “Smyrnis”, ai braktisi automjetin dhe u arratis në këmbë. Pas një ndjekjeje, u arrestua në rrugën “Marinov Antypa 56”, me ndihmën e një oficeri policie jashtë detyrës. I arrestuari u shoqërua në komisariatin e Amarousit. Ndërkohë, një person tjetër ka zhvendosur automjetin e braktisur, i cili më pas është gjetur nga policia në rrugën “Iras 60”, në Heraklion. I arrestuari...