Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Bellingham, një “patate e nxehtë” në Madrid, Rodrygo zbulon të ardhmen
Në Madrid, sapo u shua çështja Vinicius jr, Xabi Alonso duhet të bëjë llogaritë me një tjetër “patate të nxehtë”, Jude Bellingham. Mesfushori u rikthye në fushë për herë të parë më 20 shtator ndaj Espanyol, pas një ndërhyrje në shpatull, por që nga ajo ditë, Bellingham ka qenë jashtë formës dhe emrit që përfaqëson. Sigurisht, dëmtimi i tij nuk ishte i lehtë, por Alonson dhe stafin e tij e shqetësojnë jo pak numrat dhe paraqitjet e Jude. Alonso është përpjekur këtë periudhë t’i jap minutat e mjaftueshme për të mos e sforcuar, por sinjale pozitive kanë qenë me “pikatore”. Në të vetëm ndeshje që Bellingham u aktivizua titullar, Reali pësoi një humbje të rëndë në derbi përballë Atletico Madrid. Tani Alonso shpreson që kjo...