8 Tetor 2025
11:48
Alfred Lleshi
Trajneri i kombëtares së 21-vjeçarëve (U-21) italianë ka aplikuar një metodë të pazakontë gjatë përgatitjeve të këtyre ditëve. Lojtarët axurrë u stërvitën me njërin sy të mbyllur (mbuluar me copë) për të rritur koncentrimin, përmirësuar perceptimin hapësinor dhe kohor, si dhe për të zhvilluar shikimin periferik.
Baldini e kishte përdorur më parë këtë teknikë gjatë kohës së tij si trajner te Pescara, duke treguar edhe një herë se si kreativiteti dhe metodat jo tradicionale mund të ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të futbollistëve.
