8 Tetor 2025
12:05
Telesport
Ruben Amorim dëshiron veprime konkrete në vend të fjalëve pasi Mason Mount tha se lojtarët e Manchester United ishin “100% pas trajnerit”, pas fitores shumë të nevojshme kundër Sunderland në sfidën e fundit në Premier League.
Humbja e rëndë 1-3 e 10 ditëve më parë në Brentford lëkundi ndjeshëm pozitat e trajnerit portugez, ndërkohë që reagimi në “Old Trafford” ishte i mirë në ndeshjen e 50-të të Amorim si trajneri i “djajve të kuq”.
Duke folur për komentin e mesfushorit Mount, trajneri i Manchester United tha: “E pashë këtë deklaratë dhe e di që ata duan të bëjnë më të mirën e tyre. E di që ata nuk duan ta ndryshojnë trajnerin gjatë gjithë kohës”.
“Gjithsesi, ata duhet ta tregojnë këtë gjë me veprime. Ndonjëherë kur shikojmë ekipin tonë, e di me siguri se ndonjëherë mund të bëjmë më mirë. E ndiej këtë gjatë javës, por duhet ta tregojmë këtë në fushë”, tha Amorim.
