Womens Europa Cup/ Vllaznia sfidë Interit të… Van Dajk

Womens Europa Cup/ Vllaznia sfidë Interit të… Van Dajk

Në “KONAMI Youth Development Centre ” të Milanos, këtë pasdite Vllaznia e Shkodrës për vajza, përballet në turin e dytë elimitaror me skuadrën vendase të Interit. Në këtë edicion të parë të UEFA Europa Cup, Vllaznia e trajnerit Nikolin Leka pas eleminimit nga Champions janë të përqënduar te ky kompeticion i ri ndërsa në sfidën e raundit të parë eleminuan me dy takime ukrainaset e Kolos Kovalivka (të dyja luajtur në Shkodër; 2-0, 0-2). Sot në orën 18:00 misioni duket shumë i vështirë megjithatë në kampin kuqeblu egziston mentaliteti fitues, ardhur dhe nga përvoja e fituar në këto vite të fundit. Ndeshja e kthimit në "Loro Boriçi" më datën15 tetor.Ndërkaq, rivali i vajzave shkodrane sapo ka startuar me kampionatin e ri teksa javën e parë (4...