Tudor me ecuri si Thiago Motta në Serie A, më dobët në Ligën e Kampionëve

8 Tetor 2025

8:11

Alfred Lleshi

Juventusi po përballet sërish me sfidat e së kaluarës. Nën drejtimin e Tudor, pas 6 javësh kampionat, bardhezinjtë kanë 12 pikë, po aq sa një vit më parë me Thiago Motta (3 fitore, 3 barazime dhe asnjë humbje). Golat e realizuar janë po 9, por tani kanë pësuar 5, ndërsa sezonin e kaluar nuk kishin pësuar asnjë. Në Champions League performanca e Tudor është më dobët: vetëm 2 pikë nga barazimet me Villarreal dhe Borussia Dortmund, me 6 gola të shënuar dhe 6 të pësuar, krahasuar me 6 pikë dhe 6 gola të shënuar/4 të pësuar sezonin e kaluar.
Problemi kryesor mbetet e njëjta vështirësi për të krijuar rrezik nga mesfusha e sulmi, diçka që shqetëson edhe këtë sezon, pavarësisht se skuadra ka më shumë alternativa në repartin ofensiv se me Motta. Pavarësisht fillimit të ngjashëm në kampionat, tifozët shqetësohen se Juventusi nuk po arrin të zhvillojë lojën sulmuese që kërkohet për të qenë konkurrent serioz në të gjitha frontet.
Është e drejtë t’i jepet kohë Tudor, veçanërisht duke pasur parasysh se Juventusi mbetet në garë në të gjitha frontet, por ajo që shqetëson më shumë është vështirësia për të krijuar rrezik nga mesfusha e avancuar e deri te porta kundërshtare. Pikërisht si një vit më parë…