Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Egnatia gjen ekuilibrin dhe marshon drejt kreut/ Kampionët tregojnë se janë gati për betejën e titullit
Egnatia ka dhënë një tjetër sinjal të qartë se synon ta mbrojë kurorën e kampiones me çdo kusht. Skuadra rrogozhinase ka nisur të rikthejë ritmin e sezonit të kaluar, duke treguar se po hyn seriozisht në fazën ku fillon të bëjë diferencën. Fitorja ndaj Vorës në këtë fundjavë nuk ishte thjesht një rezultat pozitiv, por një demonstrim force, qartësie taktike dhe pjekurie që i shkon për shtat një ekipi që di çfarë kërkon nga çdo ndeshje. Pas një fillimi të luhatshëm, ku rezultatet nuk pasqyronin gjithmonë lojën e zhvilluar në fushë, Egnatia duket se ka gjetur ekuilibrin e duhur mes mbrojtjes dhe sulmit. Përballë Vorës, bardhejeshilët e menaxhuan perfekt takimin: dominim territorial, qarkullim topi inteligjent dhe efikasitet përpara portës atëherë kur duhej. Përveç kontrollit të...