Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plagosja e zyrtarit të BDI në Kumanovë, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria jep detajet: Autori me kallashnikov…
Nga të shtënat me armë zjarri sot në Kumanovë është plagosur Dr. Zekirija Shaini, zyrtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit të Aleancës në komunën e Likovës. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme (MPB) Ngjarja ka ndodhur para ndërtesës së Komunës së Kumanovës, ku sipas informacioneve fillestare, persona të panjohur kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të makinës së Shainit. Si pasojë, ai ka pësuar plagë në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetë. “Rreth orës 13:54 minuta në Kumanovë, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë në veturën e personit Z.Sh nga fshati Sllupçan, i punësuar në Klinikën e Pulmologjisë. Me ndihmën e parë është dërguar në Spitalin e Qytetit”, njoftuan nga Sektori për...