VIDEO/ Momenti kur qëllohet me armë ndaj kandidatit të BDI në Kumanovë

VIDEO/ Momenti kur qëllohet me armë ndaj kandidatit të BDI në Kumanovë

Një atentat ka ndodhur këtë të martë në Kumanovë në Maqedoninë e Veriut, ku ka mbetur i plagosur kandidati i BDI-së, Zekirja Shahini. Sic shihet nga pamjet, atentatori i ka zënë pritë, teksa makina me të cilën lëvizte Z.Sh., 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut. BDI-ja njoftoi se, në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për shkak të seriozitetit të kësaj ngjarjeje, partia ka pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot.