Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Hansi Flick “presing” Bayern-it, ndërhyn për lojtarin që kërkon 17 mln euro bonus firme
7 Tetor 2025 16:45 Telesport Dayot Upamecano po kërkohet nga disa klube të mëdha europiane. Kontrata e tij aktuale me Bayern skadon në 2026 dhe deri tani bavarezët po vuajnë për të arritur një akord për firmën e radhës. Bayern thuajse ka rënë dakord për pagën e tij bazë, por ka refuzuar t’i plotësojë “tekën” kryesore. Upamecano kërkon 17 mln euro, po aq sa Alphonso Davies, si bonus firme për kontratën e re. Bayern këtë e quan të panevojshme. Barcelona ka shprehur interes për francezin. Hansi Flick e pëlqen shumë, sidomos duke marrë parasysh faktin se Ronald Araujo nuk po e bind me performancat e tij aktuale. Katalanasit duan të shfrytëzojnë momentin duke e transferuar me parametra zero në verën e ardhshme, kur kontrata me...