Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tri finale për fazën e parë, Dinamo “shkeli” sezonin e shkuar
Dinamo e nisi sezonin e ri me vështirësi në Superiore, ku pas fitores në javën e parë të kampionatit, pësoi 2 humbje radhazi dhe mori një barazim tjetër, megjithatë situata në kampin blu ka ndryshuar. Tani mund të flasim për një skuadër e cila synon titullin kampion dhe nëse bëjmë një krahasim me sezonin e shkuar, mund të themi se Dinamo po bën më mirë se vitin e fundit ku fitoi Kupën e Shqipërisë dhe arriti në “Final 4”. Pas javës së gjashtë, kryeqytetasit e shohin veten në vendin e pestë me 10 pikë, aq sa ka edhe Teuta e vendit të katërt dhe ka aktualisht 2 pikë më shumë se Dinamo e sezonit të shkuar që renditej në vendin e pestë me 8 pikë....