Akademia e Arbitrimit nis më 16 tetor, aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura

Akademia e Arbitrimit nis më 16 tetor, aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura

7 Tetor 2025 15:44 Telesport Edicioni i gjashtë i Akademisë së Arbitrimit do të nisë më 16 tetor dhe do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Ky program zhvillohet nga Federata e Futbollit dhe synon afrimin e të rinjve dhe të rejave drejt arbitrimit dhe përgatitjen e tyre sipas standardeve më bashkëkohore. Akademia e Arbitrimit tashmë është kthyer në një traditë, pasi zhvillohet çdo sezon dhe ka dhënë rezultate konkrete në formimin e arbitrave të rinj, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen e cilësisë së arbitrimit shqiptar. Aplikimet për t’u bërë pjesë e Akademisë vazhdojnë të jenë të hapura, dhe të gjithë të rinjtë që kanë dëshirë të regjistrohen mund të paraqiten edhe në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në datën 16 tetor. Të...