Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Interi, këto janë shifra historike. Sulmi nuk kishte performuar kurrë kaq mirë në 28 vitet e fundit
Interi po regjistron një moment historik në sulm, më të mirin në 28 vitet e fundit. Me 17 gola në kampionat dhe 5 në Champions League, skuadra zikaltër ka arritur 22 gola në 8 ndeshjet e para sezonale. Diçka e tillë mungonte nga sezoni 1997-1998. Atë sezon, Interi përfundoi në vendin e dytë, me Gigi Simoni në stol dhe “Fenomenin” në sulm, i shoqëruar nga lojtarë si Zamorano, Recoba, Djorkaeff, Ganz dhe Kanu. Braziliani Ronaldo e përfundoi sezonin me 34 gola në 47 ndeshje, duke lënë një shenjë të pashlyeshme në sulmin e Interit. 28 vite më vonë, gjithçka ka ndryshuar në “Appiano Gentile”; pronar, president, lojtarë dhe trajner, por statistika e golave lidhet simbolikisht me atë të Ronaldos. Këtë sezon, Cristian Chivu ka avantazhin e...