Szczesny: Kthimi im në fushë? Këmbënguli gruaja ime, ndoshta donte të më hiqte qafe…

Szczesny: Kthimi im në fushë? Këmbënguli gruaja ime, ndoshta donte të më hiqte qafe…

Wojciech Szczęsny, në një intervistë për “TVP Sport”, rrëfeu me humor arsyet e rikthimit të tij të papritur në fushë, 3 muaj pasi kishte zyrtarizuar “pensionimin”, duke zbuluar se vendimin për të nënshkruar me Barcelonën e nxiti kryesisht gruaja e tij: “Akoma nuk e di nëse gruaja e bëri sepse e pa si një mundësi të madhe për mua, apo thjesht donte të lirohej nga unë në shtëpi…” Pas tërheqjes nga futbolli, Szczęsny po përqendrohej te familja. Si baba i dy fëmijëve, Liam dhe Noelia, ai tha: “Të jesh baba është sfida më e vështirë, por edhe më e bukura që kam përjetuar. Nuk e di sa mirë po ia dal, duhet të pyesni gruan dhe fëmijët, por kjo është ‘ndeshja’ që më sjell më...