Inter i bindur nga forma dhe aftësitë e Akanji, klubi bën gati lëvizjen për të blerë kartonin e lojtarit

Inter i bindur nga forma dhe aftësitë e Akanji, klubi bën gati lëvizjen për të blerë kartonin e lojtarit

7 Tetor 2025 10:24 Telesport Manuel Akanji i është bashkuar Inter në huazim me opsion blerjeje në orët e fundit të afatit kalimtar të merkatos së verës nga Manchester City, pas shitjes së Pavard te Marseille. Në vetëm dy muaj, mbrojtësi zviceran është përshtatur në mënyrë të përkryer me mbrojtjen zikaltër, si teknikisht ashtu edhe në aspektin e shpirtit të ekipit. Ky nënshkrim ka fituar mbështetjen e trajnerit Christrian Chivu, klubit dhe tifozëve, aq sa zikaltërit që tani po punojnë për të aktivizuar opsionin e blerjes së lojtarit. Edhe vetë lojtari është dakord me këtë lëvizje. Bëhet fjalë për një marrëveshje me vlerë 15 milionë euro. Akanji, 30 vjeç, pritet të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2029 me Inter, me një pagë prej 4.5...