Hojlund: De Bruyne është fantastik, një nga më të mirët me të cilët kam luajtur

Hojlund: De Bruyne është fantastik, një nga më të mirët me të cilët kam luajtur

7 Tetor 2025 11:08 Telesport Rikthimi në Serie A ka risjellë edhe buzëqeshjen te sulmuesi Rasmus Hojlund, që po ndihmon Napoli të mbrojë titullin kampion dhe jo vetëm. Te skuadra e drejtuar nga trajneri Conte ka ardhur edhe Kevin De Bruyne, që duket se po përshtatet mirë me Italinë. Ai që vlerëson mesfushorin belg është pikërisht sulmues danez, që thur lavde. “De Bruyne është një lojtar fantastik, ndoshta një nga më të mirët për të luajtur futboll. Thjesht duhet të vrapoj në hapësirë ​​dhe e di që ai do ta çojë topin atje”, deklaroi Hojlund. Danezi, që në kombëtare luan me një tjetër kampion si Haaland, është krahasuar me patriotin e tij, por ai qëndron me këmbë në tokë. “E vlerësoj këtë kompliment, por Erling...