Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Allegri e sheh të pazëvendësueshëm, Milan nis nga puna për rinovimin e kontratës së mbrojtësit
7 Tetor 2025 9:27 Telesport Fikayo Tomori është bërë një figurë kyçe në Milanin e Massimiliano Allegri. Pas një sezoni me disa vështirësi, mbrojtësi duket se është rikthyer në nivelin që ishte disa vite më parë. Për këtë arsye, siç shpjegoi gazetari ekspert i merkatos Fabrizio Romano, klubi dëshiron të fillojë negociatat për rinovimin e kontratës së tij sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh se kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2027. Gjatë afatit të fundit të transferimeve dimërore, Tomori ishte shumë afër bashkimit me Tottenham, por në fund zgjodhi të qëndronte me kuqezinjtë. Zgjatja e kontratës së tij është bërë përsëri një përparësi për Milan.