Superliga/ Besëlidhja kampione mposht Partizanin, fitojnë edhe Vllaznia e Apolonia

Superliga/ Besëlidhja kampione mposht Partizanin, fitojnë edhe Vllaznia e Apolonia

Është mbyllur java e parë e Superligës në basketboll për meshkuj më tri takimet e fundit të luajtura. Besëlidhja kampione fitoi thellë 108-71 në kryeqytet ndaj Partizanit, duke marrë pikët e para në kampionat. Skuadra lezhjane e thelloi epërsinë gradualisht nga perioda në periodë, duke e merituar fitoren. Davis realizoi 31 pikë për Partizanin por që s’mjaftuan,ndërsa për Besëlidhjen, 5 basketbollistë realizuan mbi 12 pikë. Pa probleme fiton edhe Vllaznia, që në fushën e saj triumfoi 99-70 ndaj Flamurtarit. Bryant me 23 pikë ishte lider në fushë për shkodranët, mbështetur nga Arnold me 19 pikë, ndërsa 26 pikët e Williams për vlonjatët mbetën për statistikë. Superliga-Meshkuj, java e parë Kamza Basket – Teuta, 81-89 Elbasani – Pogradeci, 98-64 Tirana – Fieri Basket, 94-84 Skënderbeu –...