Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Qerimaj zhgënjen në Baterinë B, kuqezinjtë mbeten shumë larg zonës së medaljeve
Në Botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Forde të Norvegjisë, ka garuar edhe shtangisti Erkand Qerimaj. Ai mori pjesë në Baterinë B të peshës 79kg, ku më herët pat garuar edhe Briken Calja (Bateria C). Rezultati i shkodranit ishjte zhgënjyes, me vetëm një provë të realizuar nga 6 të tilla, duke mos dhënë rezultat në dygarësh. Në stilin e shkëputjes, Qerimaj realizoi me sukses vetëm provën e tretë, ku ngriti 150kg. Ndërkohë që, më herët pa dështuar të ngrejë 149kg dhe 150kg. Në stilin e shtytjes, Qerimaj nuk arrin dot të ngrejë asnjë nga tri provat e tij, fillimisht 180kg e më pas dy herë 182kg. Për pasojë, ai nuk jep rezultat në dygarësh. Gjithsesi, rezultatet e Cales (328kg në dygarësh) dhe Qerimajt në...