Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Partizani shkarkon trajnerin Mladen Milinkovic pas humbjes në derbi, mësohet zëvendësuesi
Klubi i futbollit Partizani ka konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Mladen Milinkovic, pas disfatës 0-3 në derbin e fundit kundër Tiranës dhe rezultateve të dobëta të skuadrës në kampionat. Oltijon Kërnaja do jetë provizorisht në krye të stolit të kuq. 37-vjeçari nga Bajram Curri për momentin mban postin e trajnerit të ekipit Partizani B dhe ndihmëstrajner i ekipit të parë. “Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinkovic. Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij”, thuhet në njoftim. Katër humbjet radhazi dhe vetëm katër pikë pas gjashtë javëve të luajtura e kanë lënë Partizanin në vendin e parafundit të renditjes. Ndërkohë tre...