Edhe Bayern Munich i ka vënë syrin Marc Guehi. Sipas “Sky Sport”, klubi gjerman po e monitoron nga afër qendërmbrojtësin anglez, kontrata e të cilit me Crystal Palace skadon në fund të sezonit.
Këtë verë, skuadra vendosi të mos e shiste lojtarin te Liverpool, pasi nuk ishte gjetur një zëvendësues të përshtatshëm për mbrojtjen dhe kështu ai mbeti në Palace.
Tani, “Eagles” duan të zgjasnin kontratën e kapitenit të tyre, por interesi për Guehi është shumë i lartë. Të gjitha klubet kryesore angleze janë të interesuara për mbrojtësin 25-vjeçar, përfshi Bayern.
Drejtori sportiv i “Die Roten”, Max Eberl, është një admirues i madh i lojtarit dhe do të donte ta sillte atë në Mynih si transferim i lirë. Aktualisht, negociatat më konkrete janë me Liverpool dhe Barcelona, të cilat kanë kohë që ndjekin lojtarin, para Bayern.
Gjithsesi, vetë Guehi në fakt po ëndërron një transferim te Real Madrid. Me Crystal Palace, ai fitoi Kupën FA sezonin e kaluar kundër City dhe, në gusht, fitoi Superkupën angleze kundër Liverpool.
Skuadra e Palace e ka nisur mirë sezonin e ri: në Premier League, ata kanë mposhtur, ndër të tjera, Liverpool (2-1) dhe Aston Villa (3-0) dhe aktualisht janë në vendin e gjashtë pas shtatë javësh ndeshjesh, me 12 pikë.
Bayern, Liverpool e Barça synojnë yllin anglez, vetë lojtari kërkon kalimin te Real Madrid
