Ismajli i Tiranës, “zbulimi” i derbit me asistin në prekjen e parë

Ismajli i Tiranës, “zbulimi” i derbit me asistin në prekjen e parë

Pas një mungese prej pesë muajsh për shkak të një dëmtimi në shpinë, Qëndrim Ismajli ka treguar se është rikthyer në formë të shkëlqyer. Me vetëm katër ditë stërvitje ekipore, mesfushori bardheblu asistoi në prekjen e parë dhe kontribuoi drejtpërdrejt në fitoren e thellë të Tiranës ndaj Partizanit me rezultatin 0-3, në derbin më të madh shqiptar. Ky moment ka qenë një dëshmi e qartë e vendosmërisë dhe profesionalizmit të Ismajlit, i cili, pavarësisht mungesës së gjatë, ka arritur të rikuperojë formën dhe të japë kontribut të menjëhershëm për skuadrën. DËMTIMET – Bardheblutë kanë përfituar tani disa ditë pushim për të rigjetur energjitë dhe për të përgatitur fazën e ardhshme të kampionatit. Megjithatë, sfida kryesore mbetet rikuperimi i lojtarëve të dëmtuar. Lojtari Kleandro Lleshi, i cili...