Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
I pakënaqur me Luis Enrique-n. Arsenal, City, Real dhe Bayern nisin garën për 19-vjeçarin e PSG-së
6 Tetor 2025 18:15 Telesport Warren Zaïre-Emery është i pakënaqur me situatën e tij te PSG dhe po mendon largimin nga francezët. Për mesfushorin 19-vjeçar ka një interes të madh nga klubet e tjera gjigante të Europës si Arsenal, City, Real Madrid dhe Bayern Munich. Drejtuesit e PSG-së janë të gatshëm të lejojnë largimin e mesfushorit të ri francez, por e vlerësojnë atë 80 milionë euro, pavarësisht se nuk është titullar i zakonshëm në formacionin e Luis Enrique. Duke ditur që mesfusha e PSG-së është një repart i mbipopulluar, largimi i Warren Zaïre-Emery nuk do të ishte aspak problem për Luis Enrique-n. 19-vjeçari pritet të jetë protagonist në merkaton e janarit dhe largimi i tij nga PSG mund të ndodhë shumë më shpejt nga sa...