Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Po bën një sezon fantastik në PL, dëshira e madhe e trajnerit 51-vjeçar është të drejtojë Bayern Munich
6 Tetor 2025 17:26 Telesport Oliver Glasner po bën një punë fantastike te Crystal Palace. Në sezonin e tij të parë më Crystal Palace, Glasner fitoi FA Cup, ku mundi në finale Man. City-n dhe Community Shield, ku mundi në finale Liverpool-in. Aktualisht, Crystal Palace renditet në vendin e gjashtë në PL dhe deri tani ka rezultuar që është një kundërshtar i fortë për këdo dhe merita më e madhe për këtë gjë është e Oliver Glasner. Ndërkohë, “Team Talk” raporton se dëshira e madhe e Glasner është të drejtojë Bayern Munich. 51-vjeçari austriak ka drejtuar më parë dy ekipe të tjera në Bundesligë, Wolfsburg 2019-2021 dhe Eintracht Frankfurt 2021-2023.