6 Tetor 2025
12:22
Telesport
Mesfushori i Manchester City, Rodri, synon të rikthehet për ndeshjen e radhës të ekipit të tij, atë kundër Everton, të shtunën, më 18 tetor. Kishte frikë për mesfushorin spanjoll kur u detyrua të dilte nga loja në ndeshjen ndaj Brentford pas vetëm 20 minutash lojë.
Ai pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë që trembi të gjithë, duke pasur parasysh se Rodri humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të një problemi me ligamentin anterior. Megjithatë, duke folur për mediat, ai e minimizoi seriozitetin e problemit.
“Ndihem pak i lënduar në kofshë, por nuk e di. Duket sikur nuk është aq shumë i rëndë si dëmtim. Gjëja e rëndësishme është fitorja. E shtriva pak këmbën, si në finalen e Kampionatit Evropian. Por është pjesë e procesit”, tha Rodri, që e sheh me pozitivitet këtë situatë.
Më tej, ai shtoi: “Nuk mendoj se ka lidhje me dëmtimin e gjurit vitin e kaluar. Nuk ndihem i tendosur nga ana e muskujve, ndihem i freskët. Gjëja më e rëndësishme është se nuk është aq e madhe. Mendoj se pushimi prej kombëtareve do të më ndihmojë të rikuperohem. Shpresoj të mund të jem në ndeshjen tjetër”.
