Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Amorim: Ndihem keq kur nuk shoh të njëjtën grintë në skuadër në çdo ndeshje
6 Tetor 2025 12:39 Telesport Manchester United fitoi 2-0 ndaj Sunderland në kampionat duke rifituar disi qetësinë. Gjithsesi, trajneri Ruben Amorim ka kërkuar nga të tijtë që të jenë me këmbë në tokë dhe të mos nguten edhe pse kjo është konsideruar si performanca e tyre më e mirë e sezonit. Golat e pjesës së parë nga Mason Mount dhe Benjamin Sesko ia bënë më të lehtë “djajve të kuq” pjesën e dytë të takimit. “Ne e dimë se çfarë ndodh kur fitojmë një ndeshje. Për mua frustrimi është të mos shohësh të njëjtën skuadër në shtëpi dhe jashtë fushe”, tha Amorim. “Nuk luajtëm mirë në pjesën e dytë, por ishim të përqendruar, luftuam për topat e dytë. Ben Sesko ishte aty për t’i prekur...