Luis Enrique i kënaqur me barazimin ndaj Lillë: Gjithnjë e vështirë ndaj tyre, ka qenë java e të rinjve

Luis Enrique i kënaqur me barazimin ndaj Lillë: Gjithnjë e vështirë ndaj tyre, ka qenë java e të rinjve

6 Tetor 2025 10:40 Telesport Trajneri i PSG, Luis Enrique, komentoi barazimin 1-1 kundër Lille, rezultat që mban kampionët e Francës në krye të renditjes në Ligue 1. Ish-trajneri i Spanjës kujtoi se sa e vështirë është të luash në stadiumin Pierre-Mauroy. “Ishte një situatë e ngjashme me dy vjet më parë: ne e kontrolluam ndeshjen dhe në fund Lille shënoi. Mendoj se e menaxhuam mirë ndeshjen. Futja e Nuno Mendes ishte vendimtare, ai shënoi një gol të shkëlqyer. Të luash këtu nuk është kurrë e lehtë“, tha Luis Enrique. Trajneri theksoi kontributin e lojtarëve të rinj: “Ishte java e tyre; ata luajtën shumë mirë. Ne menaxhuam energjinë e lojtarëve më me përvojë me pushimin që po vinte. Djemtë ishin të lodhur pas ndeshjes kundër...