Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Valdano deshifron kaosin e Barcelonës: Humbja 4-1 ndaj Sevilla ishte e frymëzuar nga… Bielsa!!!
6 Tetor 2025 10:49 Alfred Lleshi Jorge Valdano, ish-trajner i Tenerife (1992-1994), Real Madrid (1994-1996) dhe Valencia (1996-1997), komentoi humbjen e Barcelonës 4-1 ndaj Sevilla në La Liga, duke u referuar më parë te humbja ndaj PSG-së në Champions: “PSG e la Barcelonën pak të pambrojtur. Barcelona përfundoi duke u bërë e vetëdijshme për disa dobësi të saj, veçanërisht në 30 minutat e fundit të ndeshjes”. Për humbjen ndaj Sevilla, Valdano tha se ndikoi edhe nxehtësia e madhe në qytet, teksa theksoi presionin e ngjeshur të ekipit vendas, që e përshkroi si ‘bielsist’, duke u referuar te Marcelo Bielsa: “Sevilla aplikoi presionin një kundër një, një qasje ‘bielsiste’, që i mbyti mesfushorët e Barcelonës”.