Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mbyllet java e 6-të e Superligës, tension te trajnerët e skuadrave humbëse, priten shkarkime
Java e 6-të e Superligës u mbyll mbrëmjen e djeshme me ndeshjen Teuta – Bylis. Durrsakët fituan në “Niko Dovana” me rezultatin minimal 1-0, falë golit vendimtar të Daniel Wotlai. Po dje, Egnatia mori fitoren e katërt radhazi, pasi mposhti Vorën në Laç me rezultatin minimal 0-1. Me të njëjtin rezultat, 1-0, triumfoi edhe Vllaznia në “Loro Boriçi” ndaj AF Elbasanit. Shkodranët udhëheqin kampionatin me 13 pikë, po aq sa Egnatia në vendin e dytë. Dinamo mposhti Flamurtarin në “Selman Stërmasi” me rezultatin 2-0, ndërsa Tirana fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me rezultatin e thellë 0-3 në “Air Albania”. Pritet që Flamurtari dhe Partizani të marrin masa ekstreme, ndërsa mund të zyrtarizohen shkarkimet e trajnerëve respektivë, Garlos Garcia dhe Mladen Milinkovic. Pas humbjes në derbin kundër Tiranës, drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj dha dorëheqjen. Superliga, raundi 6-të: Teuta...