Kane dhe Bayerni, drejt rionovimit? Drejtori sportiv: Duam ta mbajmë në Mynih edhe disa vite të tjera

6 Tetor 2025

8:16

Alfred Lleshi

Harry Kane po thyen rekorde me fanellën e Bayern Munich. Sulmuesi anglez ka arritur tashmë më shumë se 100 gola me bavarezët, performancë që ka entuziazmuar të gjithë drejtuesit e klubit. Drejtori sportiv, Christoph Freund, komentoi për ish-lojtarin e Tottenham: “Mendoj se ndoshta po shohim Harry Kane më të mirë të të gjitha kohërave. Është një lojtar perfekt për ne, ndihet shumë rehat në Mynih, me skuadrën dhe familjen e tij. Për këtë shpresojmë që të qëndrojë këtu edhe disa vite”.
Freund foli edhe për mundësinë e rinovimit të kontratës së Kane, e cila skadon më 2027: “Ende është herët për t’i diskutuar detajet, por mendoj se të dyja palët mund ta shohin lehtësisht mundësinë për ta vazhduar kontratën aktuale”.
Me Kane në formë të shkëlqyer dhe Bayernin në garë në shumë fronte, sulmuesi anglez është bërë një element kyç i projektit të klubit bavarez.