Anisimova triumfon në turneun Masters të Shangai, Sinner tërhiqet i dëmtuar

Anisimova triumfon në turneun Masters të Shangai, Sinner tërhiqet i dëmtuar

6 Tetor 2025 8:47 Telesport Tenistja amerikane Amanda Anisimova, numri 4 në botë për femra, është shpallur fituese e turneut Masters të Shangai. Në finale, ajo mundi 2-1 (6-0, 2-6, 6-2) çeken Linda Noskova. Pasi humbi në finalet e Wimbledon dhe US Open, ky trofe është një shpërthim gëzimi për Anisimova. Ndërkohë, te meshkujt, aventura e tenistit italian Jannik Sinner, numri 2 në botë, është ndalur në raundin e katërt. Ai u detyrua të tërhiqej në përballjen ndaj holandezit Tallon Griekspoor për shkak dëmtimi, në shifrat 7-6, 5-7, 2-3. Sinner ishte kampion në fuqi dhe tashmë dorëzon titullin. Nxehtësia dhe kushtet e ashpra në Shangai e kanë kthyer Sinner në një viktimë në këtë turne, që i thotë lamtumirë Kinës. Më tej avancon serbi Novak...