Flick justifikohet, pas turpërimit 4-1: Nuk e ka fajin sistemi i lojës, por gabimet individuale

Flick justifikohet, pas turpërimit 4-1: Nuk e ka fajin sistemi i lojës, por gabimet individuale

Pas humbjes së rëndë 4-1 ndaj Sevillas, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në konferencë me ton autokritik, por edhe shpresëdhënës: “Ata e nisën me agresivitet të madh, ne nuk gjetëm zgjidhje. Në pjesën e dytë reaguam, por duhet të përqendrohemi te gabimet, që të mos përsëriten”. Flick vlerësoi reagimin e skuadrës: “Në dhomat e zhveshjes pashë zemërim dhe dëshirë për të reaguar, kjo më pëlqeu. Tani vjen pushimi, do të punojmë fort, të shohim nëse dimë të ngrihemi”. Ai mohoi që problemi lidhet me sistemin e lojës: “Nuk është çështje strukture, sistemi loje, por gabimesh individuale. Në pjesën e parë gabuam shumë. Penalltia mund ta kishte ndryshuar gjithçka, por tani duhet të mësojmë nga kjo, ashtu si edhe kundër PSG-së”. Flick pranoi se ekipi...