Frenkie de Jong zbulon arsyen e vërtetë pse Barcelona u poshtërua 4-1 nga Sevilla

Frenkie de Jong zbulon arsyen e vërtetë pse Barcelona u poshtërua 4-1 nga Sevilla

5 Tetor 2025 21:29 Telesport Frenkie de Jong ishte një nga lojtarët më të dobët në fushë për Barcelonën në humbjen poshtëruese 4-1 ndaj Sevilla. Ndryshe nga shumica, mesfushori holandez mendon se shkak kryesor për këtë humbje është lodhja e shumtë te lojtarët e Barcelonës. “Humbja gjithmonë është zhgënyjese. Pjesa e parë ishte shumë e dobët për ne, nuk luajtëm aspak mirë. Në pjesën e dytë, bëmë më mirë, por për fat të keq humbëm. Mendoj se shkaku kryesor për këtë humbje është lodhja. Kemi luajtur shtatë ndeshje në 21 ditë dhe lodhja bën të vetën. Ndonjëherë ndjekja e topit të lodh më shumë se çdo gjë tjetër”, tha mesfushori holandez, në një intervistë për mediat vendase.