Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
AXHENDA/ Superiorja rezervon duelin brenda “Final Four” në javën e shtatë, Flamurtari dhe Partizani masin forcat si dy ekipet më të dobëta
Superiorja do të kthehet pas dy javësh. Aktualisht do të jetë pauza për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Elita e futbollit shqiptar rezervon përballje interesante në javën e shtatë. Egnatia – Dinamo, dy skuadra që pretendojnë Final Four, do të masin forcat për herë të parë në këtë edicion. Interesant është edhe takimi me Flamurtarit dhe Partizanit. Të dyja skuadrat ndodhen në fundin e tabelës. Më tej Vllaznia udhëton në transfertën e Bylisit, ndërsa Elbasani pret Vorën. Tirana do kërkojë vazhdimësinë, ndërsa përballë do ketë Teutën. Durrsakët po bëjnë mjaft mirë këtë sezon. JAVA E SHTATË E SUPERIORES Elbasani – Vora Bylis – Vllaznia Tirana – Teuta Flamurtari – Partizani Egnatia – Dinamo