Teuta mjaftohet me një autogol ndaj Bylis, Egnatia shumë e fortë për Vorën

Teuta mjaftohet me një autogol ndaj Bylis, Egnatia shumë e fortë për Vorën

5 Tetor 2025 18:56 Telesport Janë luajtur sot dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë të Abissnet Superiore. Në “Niko Dovana”, Teuta ka fituar 1-0 ndaj Bylis, falë një autogoli. Në minutën e 62-të, Wotlai gjuan drejt portës pas një aksioni të shpejtë, por goditja e tij devijohet në rrjetë nga mesfushori i Bylis, Marin Abazaj. Protesta nga ballshiotët, të cilët pretendojnë për një faull gjatë aksionit, por për arbitrin dhe VAR është çdo gjë në rregull. Përfundimisht, durrësakët fitojnë 1-0. Më herët, në stadiumin e Laçit, u përballën Vora dhe Egnatia. Për kampionët në fuqi mjaftoi goli i Flamur Ruçit në minutën e 18-të, i cili shënoi me kokë pas asistit të Xheferson. Renditja në Superiore pas gjashtë javëve të para është si...