Russell triumfon në Singapor, McLaren konfirmohet kampione e botës për konstruktorë

Russell triumfon në Singapor, McLaren konfirmohet kampione e botës për konstruktorë

Piloti britanik George Russell triumfoi sot në garën e Cmimit të Madh të Singaporit në Formula 1, zhvilluar në pistën qytetase të Marina Bay. Një garë e dominuar nga piloti i Mercedes nën magjinë e dritave, që e nisi atë nga “pole” dhe deri në fund tregoi se ishte më i miri. Në vendin e dytë, pas një beteje të fortë, u klasifikua holandezi Max Verstappen me Red Bull, që la pas britanikun Lando Norris me McLaren (i treti). Dy pilotët dueluan ashpqër mes tyre për 15 xhiro për vendin e dytë, por në fund Verstappen arriti të rezistojë. Për pasojë, ai fiton pikë të rëndësishme karshi dy pilotëve të McLaren në renditjen e përgjithshme për pilotë. Gjithsesi, te McLaren krenohen për titullin kampion për...