Real Madrid merr dy lajme dëmtimesh pas fitores, por… udhëtojnë me kombëtaret

Real Madrid merr dy lajme dëmtimesh pas fitores, por… udhëtojnë me kombëtaret

5 Tetor 2025 13:33 Telesport Xabi Alonso mori lajme të këqija pas fitores 3-1 ndaj Villarreal-it në “Santiago Bernabeu”, aty ku mbrëmë ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Dy lojtarë të Los Blancos, Kylian Mbappe dhe Franco Mastantuono, pësuan dëmtime, shkalla e të cilave ende nuk dihet me siguri të plotë. “Kylian kishte shqetësime në kyçin e këmbës dhe do ta ndjekim me kujdes. Franco ndien ngarkesë muskulare në kofshë, por të dy do të luajnë me kombëtaret”.