Rakitic: Modric duhet të falenderojë Igli Taren, ai e solli në Milano

Rakitic: Modric duhet të falenderojë Igli Taren, ai e solli në Milano

5 Tetor 2025 12:07 Telesport Ivan Rakitic ka vetëm fjalë të mira për mikun dhe bashkëpatriotin e tij Luka Modric, i cili po shkëlqen me fanellën e Milanit në moshën 40-vjeçare. Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Rakitic ka zbuluar se ish-mesfushori i Real Madrid e zgjodhi Milanin vetëm prje Igli Tares. “Kam folur dje me të. Luka është shumë i lumtur. Më ftoi ta vizitoj në Milano. Më tha se futbolli atje është ndryshe nga Spanja, por ndihet shkëlqyeshëm. Është i lumtur. Familja e tij po e shijon këtë kapitull të ri. Luka duhet ta falenderojë Igli Taren. Ai është njeriu që e solli në Milano. Mendoja se do të mbyllte karrierën te Real Madrid, por si mik, ta shoh te Milani...