A do jetë Zhegrova titullar kundër Milanit? Kjo është përgjigjja e trajnerit Tudor

A do jetë Zhegrova titullar kundër Milanit? Kjo është përgjigjja e trajnerit Tudor

5 Tetor 2025 10:40 Telesport Trajneri Igor Tudor ka vendosur që Edon Zhegrova të mos jetë titullar as për ndeshjen me Milanin. Kreu i pankinës së Juventusit ka konfirmuar se Francesco Conceicao do ta nisë nga minuta e parë sonte dhe ka dhënë argumentin e tij. “Conceicao do të jetë titullar në ofensivë, sepse për ne është lojtar i rëndësishëm. Zhegrova po punon mirë. Sigurisht, ka problemet e tij me të cilat jemi duke punuar, por jemi të kënaqur”. “Ka qenë në pamundësi për të luajtur për thuajse një vit. Patjetër qo të na ndihmojë”, deklaroi ai.