Fabrizio Romano: Arteta ka zbuluar një talent tek akademia e Real Madridit

Fabrizio Romano: Arteta ka zbuluar një talent tek akademia e Real Madridit

5 Tetor 2025 10:25 Telesport Arda Güler nuk është i vetmi lojtar madrilen që ka tërhequr vëmendjen e Arsenalit. Gazetari Fabrizio Romano raporton se klubi londinez ka shprehur interes për talentin tjetër të Los Blancos, Victor Valdepeñas. 18-vjeçari luan rregullisht te Castilla dhe po ndiqet me vëmendje prej disa muajsh nga Mikel Arteta. “Është një lojtar që Arsenali e ka monitoruar prej disa muajsh. Ai është lojtar i Real Madridit. Quhet Victor Valdepenas, i njohur gjithashtu si Valde. Luan si qendërmbrojtës, Arsenali e pëlqen”, raporton Romano.