Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Tentuan të vrisnin një person, arratisen dy autorët, policia gjen dy gëzhoja dhe një plumb
Një tentativë vrasjeje raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë. Policia e Kosovës raporton se autorët e ngjarjes dyshohet se janë dy, ndërsa mësohet se janë larguar nga vendngjarja, me autoritetet që ende nuk kanë bërë të mundur identifikimin e tyre. Sa i përket shënjestrës së sulmit, policia njofton se ai ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. “VRASJE NË TENTATIVË” “Rr. Mark Sopi, Prishtinë / 04.10.2025 – 16:39.Raportohet se në rrethana ende të pa njohura dy të dyshuar meshkuj kosovarë me armë zjarri kishin plagosur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek. Të dyshuarit gjenden në arrati, përderisa rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.”