Spanjollët dominojnë në Indonezi, triumfon Aldeguer, kampioni i botës rrëzohet që në start

Spanjollët dominojnë në Indonezi, triumfon Aldeguer, kampioni i botës rrëzohet që në start

5 Tetor 2025 9:57 Telesport Piloti spanjoll i Ducati Gresini, Fermin Aldeguer, është shpallur sot fitues i garës së Cmimit të Madh të Indonezisë në MotoGP. Ai zhvilloi një garë të qetë, të cilën e dominoi nga xhiro e parë deri tek e fundit, duke e merituar fitoren. Në vendin e dytë u rendit spanjolli i KTM, Pedro Acosta, që la pas patriotin e tij Alex Marquez me motorin tjetër të Gresini. Një dominim spanjoll në pistën e Mandalika, në një garë ku Aldeguer mbërriti në finish 7 sekonda para rivalëve. Spanjolli Marc Marquez me Ducati, që një javë më parë u shpall kampion bote në Japoni, u rrëzua që në xhiron e parë pas një kontakti me Marco Bezzecchi (Aprilia). Jashtë garë edhe italiani...