Java e 6-të e Kategorisë së Parë, fitojnë Skënderbeu, Iliria, Korabi, Lushnja & AF Luftëtari

Java e 6-të e Kategorisë së Parë, fitojnë Skënderbeu, Iliria, Korabi, Lushnja & AF Luftëtari

Java e 6-të e Kategorisë së Parë u mbyll ditën e sotme. Skënderbeu mori fitoren e radhës, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Kukësin, ndërsa Iliria mundi 2-1 Besën. Korabi mori tre pikë në transfertë duke fituar 3-0 ndaj Burrelit, ndërsa Lushnja triumfoi 3-2 përballë Kastriotit. Në ndeshjet e zhvilluara një ditë më parë, AF Luftëtari fitoi 3-2 në fushën e Pogradecit, ndërsa Laçi dhe Apolonia ndanë pikët me barazimin 1-1. Pas javës së gjashtë, Skënderbeu kryeson renditjen me 16 pikë, i ndjekur nga Laçi dhe Iliria me nga 10 pikë. Rezultatet e javës së 6-të: Pogradeci – AF Luftëtari 2-3 Laçi – Apolonia 1-1 Iliria – Besa 2-1 Skënderbeu – Kukësi 3-0 Burreli – Korabi 0-3 Lushnja – Kastrioti 3-2 © BalkanWeb