Bayern i pandalshëm në Bundesligë, “viktima” e radhës Eintracht Frankfurt. Luis Diaz fantastik (video)

4 Tetor 2025

20:22

Telesport

Bayern Munich ka marrë fitoren e gjashtë rresht në Bundesligë, duke kryesuar me pikë të plotë pas 6 javësh. “Viktima” e radhës ishte Eintracht Frankfurt, ku Bayern fitoi 0-3 në transfertë.
Bavarezët e nisën direkt me gol, ku Luis Diaz shënon pas 15 sekondash lojë. Kolumbiani gjeti rrjetën pas asistit që mori nga Serge Gnabry. Ky është goli i tretë më i shpejtë në historinë e Bundesligës, pasi dy vendet e para mbahen nga Volland dhe Bellarabi me 9 sekonda.
Në minutën e 28-të, i zakonshmi Harry Kane dyfishon shifrat. Anglezi shënoi me një goditje të fortë nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për bavarezët.
Luis Diaz shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Bayern në minutën e 85-të, pas asistit të Raphael Guerreiro dhe një kundërsulmi të shpejtë të bavarezëve. Një paraqitje fantastike nga anësori kolumbian me dy gola dhe një asist dhe me plot meritë u vlerësua si “Lojtari i Ndeshjes”.
Shqetësimi i vetëm i Bayern në këtë takim ishte dëmtimi i Harry Kane në minutat e fundit, ku u zëvendësua nga Nicolas Jackson. Në vijim pritet të mësohet më shumë rreth gjendjes së sulmuesit anglez, nëse është diçka shqetësuese apo jo.
SHIKOGOLAT