Abissnet Superiore, java e 6
Vllaznia- AF Elbasani 1-0 (Jago 41′)
Kryesfida e ditës mes Vllaznisë dhe AF Elbasanit përfundoi me fitoren 1-0 për ekipin vendas të Edi Martinit. Në përballjen me Elbasanin skuadra që luajti më mirë në fushë arriti të shënojë golin e avantazhit me Andre Jagon teksa luhej e 41′-ta.
Dominimi i fraksionit të parë u shoqërua dhe me dy shtylla të shkodranëve ndërsa në kahun tjetër miqtë bënë fare pak për të rrezikuar Phols. E dyta nisi më mirë për verdheblutë falë dhe disa lëvizjeve që tekniku Gvozdenoviç bëri në këtë pjesë.
Megjithatë Vllaznia nuk doli nga detyrat duke ruajur me fanatizëm rezultatin e marrë tri pikë ndaj Elbasanit kryesues e parakaluar pikërisht në takimin e sotëm.
Vazhdo leximin
