Vendos supergoli i Caicedo, Chelsea “leksione” Liverpool-it në pjesën e parë (video)

4 Tetor 2025

19:18

Telesport

Pjesa e parë e supersfidës Chelsea-Liverpool është mbyllur 1-0 për “Blutë”. Në ndeshjen që po luhet në “Stamford Bridge” dhe është e vlefshme për javën e 7-të të Premier League, për pjesën e parë vendosi goli i shënuar nga Moised Caicedo në minutën e 13-të. Mesfushori shënoi një gol vërtet spektakolar me një goditje fantastike nga distanca.
Në minutën e 38-të, pati një kontakt brenda zone mes Dominik Szoboszlai dhe Alejandro Garnacho-s, “Blutë” pretendojnë për penallti, arbitri vazhdon lojën.
Një pjesë e parë shumë e dobët nga Liverpool, ku Arne Slot ka befasuar jo pak duke lënë në stol tre blerjet e bujshme të verës, Wirtz, Ekitike dhe Frimpong. Gjithsesi janë ende edhe 45 minuta të tjera lojë dhe fati i ndeshjes mund të ndryshojë.
SHIKOGOLAT